image Radoniqi: Jemi në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për procesin zgjedhor

Radoniqi: Jemi në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për procesin zgjedhor

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, thotë se janë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”./GazetaSinjali/