Një qytetarë ka sulmuar një laborant në vendin e tij të punës në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.
Kjo është bërë e ditur nga menaxhmenti i spitalit të cilët kanë reaguar duke organizuar një protestë ndaj këtij sulmi.
“Sulmi ka ndodhur si rezultat i kërkesës jo ligjore të qytetarit për trajtim shëndetësor, i cili në mënyrë të dhunshme është përpjekur të imponoi veprim të pa ligjshëm nga ana e punëtorit të Spitalit”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë kur stafi po mban protestë, Policia e Kosovës po e heton rastin. /Gazeta Sinjali/