image Qytetari ia shqyen dënimin Policisë para syve në Rrugën B  - VIDEO

Siguri

Qytetari ia shqyen dënimin Policisë para syve në Rrugën B  – VIDEO

news image

Numri i shkelësve të rregullave të trafikut ne Kosovë është goxha i madh, e që për të njëjtit, Policia e Kosovës pothuajse çdo ditë shqipton gjoba.

Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë në Rrugën B në Prishtinë, ku pas një kundërvajtje Policia e Kosovës i ka shqiptuar një gjobë një qytetari.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Sinjali, qytetari nuk e pret aspak mirë dënimin, teksa para syve të tyre e shqyen atë, e gjuan në rrugë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Qytetari ia shqyen dënimin policisë para syve në rrugën B 😮👇

Posted by Sinjali Videos on Friday, September 29, 2023

/GazetaSinjali/