image Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, shoferi në Pejë gjobitet me 300 euro

Siguri

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, shoferi në Pejë gjobitet me 300 euro

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar që po vazhdon punën intensive në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve.

“Kjo njësi ne kuadër të aktiviteteve të shumta ditore kryen edhe punën me radar dhe në punë e sipër ka lëshuar kundërvajtje në shumë prej 300 eurosh me masë mbrojtëse, dhe 3 pikë negative për një vozitës i cili në zonën e qarkullimit 50 km. në orë, ka vozitur 115 km. në orë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe drejtimit t​ë automjeteve.

No photo description available.

/GazetaSinjali/