Në fshatin Koretin, një qytetarë dyshohet se ka tentuar me një shishe benzine dhe një shkop druri t’i djegë shtëpinë një personi tjetër.
I dyshuari në fjalë ka pranuar një mesazh nga një numër telefoni i pa njohur rreth një problemi dhe i njëjti ka shkuar tek shtëpia e viktimës duke tentuar t’i djegë shtëpinë.
“Fsh. Koretin, Kamenicë 08.12.2019 – 22:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi ka pranuar një sms-i nga një numër telefoni i pa njohuri rreth një problemi, ka shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull K/Shqiptar me një shishe benzine dhe një shkop druri me qëllim të ndezjes së shtëpisë së tij”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/