image Terrorizohen punëtorët e një marketi në Gjilan, hajni i armatosur vjedh arkën me para - e kapin dhe ia dorëzojnë Policisë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Terrorizohen punëtorët e një marketi në Gjilan, hajni i armatosur vjedh arkën me para – e kapin dhe ia dorëzojnë Policisë

news image

Foto ilustruese


Marketet në Kosovë shpesh janë cak i hajnave të cilët përveç parave të gatshme, planifikojnë të kapin edhe gjësende ushqimore. Grabitje të tilla kryhen shpesh edhe nën kërcënimin e armëve, çka shkakton pasiguri dhe ankth te punëtorët e këtyre bizneseve, raporton Gazeta Sinjali. 

Një grabitje e armatosur ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën Fehmi Agani” në Gjilan, te marketi “Tina”.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se punëtorët e marketit derisa ishin duke punuar janë ballafaquar me një person të maskuar, i cili nën kërcënimin e armës ka arritur që të marrë arkën me të gjitha të hollat.

Por këtë herë hajni nuk ka arritur të ikë, pasi fillimisht i dyshuari është konfrontuar me punëtorët, të cilët arritën ta ndalin, duke e vënë nën kontroll derisa ka intervenuar Policia.

Posa Policia ka arritur në lokacion, e kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor  ndërsa armë është konfiskuar.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit. 

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur më rastin.

/GazetaSinjali/