image Ekskluzive | Ky është i dyshuari për ngacmimin seksual të shitëses në Graçanicë

Sinjalizime

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për ngacmimin seksual të shitëses në Graçanicë

news image

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e personit që dyshohet se ngacmoi seksualisht një shitëse në një market në fshatin Batushë të Graçanicës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Rizah Dumani rreth 53 vjeç.

Sipas burimeve, ai dyshohet se kishte hyrë dy herë në marketin ku punonte viktima L. L rreth 52. Herën e dytë, pasi kishte kërkuar një cigare dhe një shkrepëse, dyshohet se e kishte ndjekur shitësen, e kishte kapur fillimisht për krahu dhe më pas e kishte prekur në gjoks.

Viktima ka deklaruar se për t’i shpëtuar, e kishte goditur me këmbë të dyshuarin dhe ishte larguar duke kërkuar ndihmë.

Pas intervistimit, Rizah Dumani ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kishte hyrë në market vetëm për të blerë gjësende.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Ngacmim seksual”, ndërsa është dërguar në mbajtje. Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/