image Vjedhje në një market në Ferizaj, i riu filmohet nga kamerat - VIDEO

Siguri

Vjedhje në një market në Ferizaj, i riu filmohet nga kamerat – VIDEO

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit vendosin që të dorëzohen në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një dyqan në Ferizaj, ku një person është parë duke vjedhur.

Nga një video të dërguar nga sinjalizuesit, shihet se si një person vjedh në “Euromarket” në Ferizaj, duke marrë një shishe qelqi, dhe ikën pa paguar.

Sipas sinjalizuesit, kjo nuk është hera e parë që ky person bën vjedhje në këtë market, porse kishte vjedhur edhe disa herë të tjera, por nuk është identifikuar nga Policia.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

/GazetaSinjali/