Qytetarët ukrainas vazhdojnë mobilizimin kundër pushtimit rus
Sinjali.com
26 Mars 2022 11:20
Derisa trupat ukrainase luftojnë me forcat ruse, vullnetarët po ndihmojnë aty ku munden.
Gjithçka, që nga përgatitja e ushqimeve të ngrohta për trupat e ushtrisë ukrainase, krijimi i veshjeve shumë të nevojshme anti-plumb, e deri te ndarja dhe renditja e mallrave të dhuruara, po bëhet nga vullnetarët.
1Puna në hapësira të ngushta dhe kushte të vështira – gratë duke qepur jelekët e ushtarëve në Vynohradiv, Ukraina perëndimore, më 23 mars.2Një vullnetare në Vynohradiv qep jelekë që do të vishen nga ushtarët ukrainas.3Vullnetarët pjekin bukë për ushtarakët në qytetin verilindor të Harkivit, 22 mars.4Një burrë i moshuar punon gjithçka që ai mundet për të ndihmuar ushtarët ukrainas në luftë. Burrat e moshës 18-60 vjeç janë mobilizuar për të shërbyer në ushtri.5Disa burra duke përpunuar fletëza metali për të bërë jelekë antiplumb në Vynohradiv, më 23 mars.6Një vullnetar në qytetin juglindor të Zaporizhzhyas gdhend pllaka çeliku që do të përdoren për jelekët antiplumb.7Punëtorët bëjnë pllaka metalike për jelekët antiplumb në një fabrikë të vogël, në Zaporizhzhya.8Vullnetarët duke punuar jelekë antiplumb dhe çanta shpine për luftëtarët në Zaporizhzhya, 21 mars. 9Vullnetaret femra gjatë ndarjes së pakove me ndihma humanitare në Briukhovyçi, afër Lvivit, Ukraina perëndimore.10Një vullnetar palos nëpër kuti ndihmat humanitare në Briukhovyçi.11Vullnetarët bëjnë një pushim mes thasëve me rroba që duhet të renditen dhe shpërndahen, Lviv më 19 mars.12Vullnetarët këndojnë himnin kombëtar të Ukrainës në një teatër të vjetër në qytetin port jugperëndimor të Odesës më 13 mars.
Ndërkohë, Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë, raporton REL.