image Zelensky i thotë Spanjës të tërheqë kompanitë e saj nga Rusia - Sinjali

Zelensky i thotë Spanjës të tërheqë kompanitë e saj nga Rusia

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Parlamentit të Spanjës që kompanitë spanjolle të cilat operojnë ende në Rusi duhet të tërhiqen nga aty

Ai përmendi gjithashtu bombardimin e vitit 1937 të qytetit bask të Guernicës nga aeroplanët e luftës naziste, kur ai iu drejtua me një fjalim parlamentit më herët sot.

Pas fjalimit të tij në OKB, ai u shfaq para deputetëve në Madrid në një videolidhje për të treguar situatën aktuale, ku qindra mijëra ukrainas po jetojnë në frikë pa ujë, ushqim apo ilaçe.

Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të vendosë sanksione më të ashpra për të detyruar Rusinë të shkojë drejt paqes, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin