image Burrit në Lipjan i shkaktohen 5 mijë euro dëme si pasojë e zjarrit që përfshiu stallën me ushqim të kafshëve

Siguri

Burrit në Lipjan i shkaktohen 5 mijë euro dëme si pasojë e zjarrit që përfshiu stallën me ushqim të kafshëve

news image

Një zjarr i madh ka përfshirë dje stallën e një familjeje në fshatin Brus të Lipjanit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se brenda stallës kishte rreth 2000 dujë të ndryshëm me ushqim të kafshëve, të cilat kapin vlerën e 5 mijë eurove.

Pronari i stallës ka deklaruar se nuk e di se çka mund të ketë shkaktuar zjarrin dhe as nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa zjarri është lokalizuar dhe është fikur në tërësi nga ekipi i zjarrfikësve.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

/GazetaSinjali/