image Qytetarët shfrytëzojnë tunelin dezinfektues në Prishtinë

Qytetarët shfrytëzojnë tunelin dezinfektues në Prishtinë

news image

Tuneli dezinfektues prej dje është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në kryeqytet, pranë tendës së triazhimit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Tuneli ka sistem automatik i cili iniciohet porsa të kalohet nëpër të.

Edhe gjatë ditës së sotme janë parë njerëz të cilët e kanë shfrytëzuar tunelin dhe janë dezinfektuar.

Po ashtu, të njëjtën po e përdorin edhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në krye të detyrës. /Gazeta Sinjali/