Dy policë në Graçanicë janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth orës 22:20, nga dy persona një mashkull dhe një femër, shkruan Gazeta Sinjali.
Si ka ndodhur ngjarja?
Policia ka njoftuar se të dyshuarit ishin hasur duke qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore. Të njëjtit më pas kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht.
Për shkak të lëndimeve të marra zyrtarëve policorë fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore, kurse më pas njëri prej tyre është dërguar në QKUK.
Tutje policia njofton se të dyshuarit më pas janë arrestuar, kurse me vendim të prokurorit vetëm i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”. /Gazeta Sinjali/