image "Qysh është ndryshe krimi ndaj qytetarëve të varfër të Kosovës", koha kur deputeti i VV-së që votoi për pagesën e rrymës në veri ishte kundër

Politikë

“Qysh është ndryshe krimi ndaj qytetarëve të varfër të Kosovës”, koha kur deputeti i VV-së që votoi për pagesën e rrymës në veri ishte kundër

news image

Ardian Gola është njëri nga 61 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që dje votuan për pagesën e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, me një gjë të tillë, Gola nuk ishte pajtuar katër vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai dikur thoshte se pagesa e rrymës në veri është krim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Që 18 vite rreth 8 milionë euro në vit shpenzime të rrymës nga serbët e Veriut i paguakan shqiptarët e pjesës tjetër të Kosovës. E qysh është ndryshe vetëposhtnimi? Qysh është ndryshe pisllëku negociator në Bruksel? Qysh është ndryshe hajnia? Qysh është ndryshe krimi ndaj qytetarëve të varfër e të paperspektivë të Kosovës? “, kishte shkruar ndër të tjera Gola në Facebook.

Këtë Gola e arsyetonte se nuk duhet të ndodhte për hirë të gjakut të atyre që kanë vdekur për ta larguar poshtërimin 100-vjeçar serb në Kosovë.

“Po supozojmë që ka qenë problem politik dhe në fakt është. Por pse, pse për hirë t’gjakut t’atyne që ranë për t’hequr qafe poshtnimin njëqind vjeçar serb n’Kosovë u desht që një popull i varfër, e i pafajshëm të paguajë për hajninë serbe në Veri? Të njëjtin popull e keni terrorizu për 18 vite me predikime për qytetari e maturi civile e demokratike.  A kjo na qenka qytetaria? A kjo na qenka demokracia? Jo, kjo është fyerje, është poshtnim. Jam skajshmërisht i frustruar, i indinjuar, i mllefosur, i pezmatuar sepse po ndihem i fyer, i shfrytëzuar, i hajnuar, i manipuluar, budallë, idiot, naiv. Kam mllef deri n’palcë t’qenies.

Qofshi t’mallkuar! Ju, që e toleruat këtë poshtnim ndaj nesh, dhe me gjasë shumë poshtnime tjera që ne nuk i ditkemi, emrat tuaj u poshtnofshin! Emrat tuaj mos u harrofshin, e u kujtofshin gjithmone si të përbuzur e të nënçmuar! Ashtu qysh edhe jeni!”, kishte shkruar më tej ai./Gazeta Sinjali/