image Kërkoi që ministri i ri i Shëndetësisë t’i takojë Partisë Guxo, deputetët e LVV-së i përgjigjen Metës
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kërkoi që ministri i ri i Shëndetësisë t’i takojë Partisë Guxo, deputetët e LVV-së i përgjigjen Metës

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria për dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi.

“Jam ithtar i asaj që duhet ta presim një qëndrim zyrtar të qeverisë sa i përket kësaj çështjeje. Duhet të na bëhen zyrtarisht arsyet e dorëheqjes”.

Deputeti Abrashi e ka komentuar edhe kërkesën e deputetit Burim Meta, i cili pas dorëheqjes së Latifit, ka thënë se ky post duhet t’i takojë Partisë Guxo.

“Respekt për kolegun tonë, por si LVV për ne nuk është i rëndësishëm emri e mbiemri apo nominimi i personit nga ndonjë subjekt i caktuar, por përmbushja e premtimeve tona elektorale që i kemi pasur për sektorin e shëndetësisë”, deklaroi Abrashi.

Ndërsa deputeti tjetër Adnan Rrustemi ka thënë se është në përgjegjësi të kryeministrit zëvendësimi i ministrit të Shëndetësisë.

“Por thelbi i programit tonë është përmbushje e premtimeve elektorale dhe në fund të fundit funksionalizimi, njëherë e përgjithmonë i sistemit tonë të shëndetësisë që natyrisht është ndër sektorët më të rrënuar përgjatë viteve në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Rrustemi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Menjëherë, pas dorëheqjes së ministrit Latifi, deputeti i Partisë Guxo, Burim Meta, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk ka më kohë për eksperimente në shëndetësi.

“Edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s”, ka shkruar Meta.

/GazetaSinjali/