image Abdixhiku: Në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane

Politikë

Abdixhiku: Në LVV ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane, duke përmendur veçanërisht një grup që vjen nga Tirana.

“Kam bindjen se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që me apo pa qëllim, këtë duhet parë nga institucionet e sigurisë, shtyjnë agjenda edhe kundër Republikës së Kosovës,dhe atë haptas, dhe kundër interesave amerikane, dhe kryesisht flas për një grup që vjen nga Tirana, të cilët kanë rol politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe që sot në pushtet bën politika shtetërore”, tha Abdixhiku.

“Besoj së këta njerëz në diskursin publik dhe angazhimin politik e kanë çdo veprim kundër shtetit të Kosovës, pra ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe kundër aleancave strategjike që Kosova i ka, pra haptas thonë që Kosova nuk i ka borxh Amerikës asgjë”, shtoi Abdixhiku.

Tutje, i pari i LDK-së tha se nuk mund të jetë e rastësishme që një grup njerëzish në vazhdimësi sulmon Kosovën dhe aletatët e saj.

“Nuk mund të jetë e rastësishme që një grup në vazhdimësi dhe historikisht atakon edhe Republikën e Kosovës edhe aleatët e Kosovës, dhe po të zgjoheshim ne nga gjumi, 20 vite më parë, po të kuptonim një diskurs të tillë, unë jam i bindur që do të thonim se kjo është një agjendë e Serbisë”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova.

/GazetaSinjali/