image Albin Kurti arsyetohet për pagesën e rrymës në veri

Politikë

Albin Kurti arsyetohet për pagesën e rrymës në veri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur edhe për vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove për pagimin e rrymës në katër komunat veriore.

Sipas tij, qeveria ka fituar 6 muaj kohë për të kompletuar bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Dje është marr një vendim në Kuvendin e Kosovës, si iniciativë e Komisionit për Ekonomi. Besoj që në 6 muaj që kemi fituar si kohë, do ta kompletojmë Bordin e Zyres së Rregullatorit për Energji dhe do të mund të filloj inkasimi i energjisë elektrike”, tha Kurti.

Kurti thotë se ky vendim ishte i imponuar, por që sipas tij me këtë vendim “nuk është se energjia e papaguar do të paguhet prej nesh”.

“Jemi në situatë të pafavorshme, nëse nuk kishim ndërmarrë diçka të tillë. Prandaj në njërën anë ka qenë një veprim i imponuar, ndërkaq në anën tjetër nuk është se energjia e papaguar do të paguhet prej nesh. Borxhi është borxh, nuk eliminohet, por ne po e menaxhojmë situatën”, ishte arsyetimi i Kurtit.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq) e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës. Kompensimet do bëhen për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ky rekomandim ka kaluar me 61 vota për të deputetëve të Kuvendi të Kosovës.

/GazetaSinjali/