image QUINTI u drejtohet liderëve politikë e institucional: Përqendrohuni në luftën ndaj koronavirusit

Kosovë

QUINTI u drejtohet liderëve politikë e institucional: Përqendrohuni në luftën ndaj koronavirusit

news image

Ambasadorët e QUINT-it përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje liderëve institucionalë dhe politikë që të përqendrohen tek koronavirusi, duke ruajtur funksionalitetin e Qeverisë në këtë moment kritik.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, përmes rrjetit social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë, duke e vendosur këtë mbi politikën,  kështu duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1549564638535955?__xts__[0]=68.ARDGrJmwoPNqS0YRT3Aed-s-zIWiM0qoKwEEEOy4DeO9h-x54Hw1l3kqinTbpoUK8nEc7H7F7tfjyOnZtx-Q2PMXDCIx2ZC6cV7fyAOaH1GPXOx4zT3pnIeIwyI8C9yMRDbtZ3xKRhPxbGchtmwBsXPSqYRzkN_1PMHuZ_6PNH4xx3fnROVYbVpv1k82gaEDHzIoknwRvk5ZEnRCgW2nP9sDEKgquMQVKw8tC1WwFTbpk8O7KeE6HG-T9yQhcHb6LPXYpeNYwdWjekZjNLfXusDB9Ek_jA2G8Zv2Upc_0dqHQleSL_6aGgvMWSyix6ErpItydDS8UBZ1hAmBHVOj9w&__tn__=-R

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme si masë tjetër parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00. Këtë vendim, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pasi që sipas tij është veprim antikushtetues.

 Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuara 61 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë./Gazeta Sinjali/