Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ora 07:00 deri në 19:00 janë shqiptuar 555 gjoba për mosrespektim të masave të Qeverisë kundër COVID-19.
Qalaj njoftoi po ashtu shtoi se janë dhënë edhe 95 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Më datën 06.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 555 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 95 vërejtje ndaj qytetarëve dhee bizneseve. Nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, ka thënë Qalaj.