image Qeveria ndan 3.5 milionë euro për Trepçën

Kosovë

Qeveria ndan 3.5 milionë euro për Trepçën

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça”, si mënyrë e subvencioneve, për pagesat e punëtorëve dhe kryerjen e obligimeve të tjera.

Ai më tej tha se pas subvencionit, Trepçës do t’i shtohet edhe terminali doganor.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë një subvencion prej 3.5 milionë euro në mënyrë që Trepça ti paguaj pagat e 9unëtorëve dhe obligimet e saja”, tha Kurti gjatë vizitës në këtë ndërmarrje.

Kurti shtoi se padrejtësisht Trepçës I është marrë terminali doganor në vitin 2013, prandaj Qeveria Kurti po dëshiron që kjo të korrigjohet.

“Në anën tjetër terminali doganor i cili ka qenë këtu nga vitit 2002 deri 2013 të kthehet dhe ashtu të siguroj të hyrat për Trepçën. Padrejtësisht Trepçës iu është marrë terminali doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo korrigjohet. Ne bashkëndjejmë me kryeshefin me udhëheqësit dhe me punëtorët e saj meqenëse në bursën ndërkombëtare kanë rënë çmimet e metalit për shkak të pandemisë COVID-1. Sido që të jetë prodhimi në Trepçë ka një rritje të lehtë dhe ne dëshirojmë që më të ardhmen të shtohet prodhimi dhe të shtohet produktiviteti”, tha ndër të tjera Kurti./GazetaSinjali/