Qeveria Hoti ka marrë vendim për ndarjen e 1 milionë eruove për ndërmarrjen publike “Trepça”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme elektronike që është mbajtur me kërkesë të kryeministrit, Avdullah Hotit.
Këto mjete, sipas këtij vendimi, do të alokohen në llogari të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, për mbështetjen e “Trepçës”.
Kujtojmë që llogaritë bankare të kësaj ndërmarrje janë bllokuar më 23 tetor të këtij viti, ndërkaq minatorët kanë hyrë në grevë që 5 ditë./Gazeta Sinjali/