image Ky shtet i rajonit ndan nga 150 euro për çdo të ri që merr vaksinën antiCOVID

Rajon

Ky shtet i rajonit ndan nga 150 euro për çdo të ri që merr vaksinën antiCOVID

news image

Qeveria greke ka menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve duke shpërndarë një lloj financimi.

Sipas kësaj mase, qeveria do të paguajë paraprakisht nga 150 euro të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, që ata të marrin të paktën një dozë vaksinimi.

Kjo shumë do të akordohet në formën e një karte të quajtur “liria e kalimit”, e cila mund ta paraqitet në mjedise publike.

Ky është një borxh ndaj të rinjve, një dhuratë mirënjohjeje, veçanërisht para verës. Është një falënderim për durimin dhe këmbënguljen e tyre”, është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis./Gazeta Sinjali/