image Dy të rinjtë në Podujevë ndalen për kontroll nga Policia, kapen me drogë në veturë

Siguri

Dy të rinjtë në Podujevë ndalen për kontroll nga Policia, kapen me drogë në veturë

news image

Posedimi i substancave narkotike është bërë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi ato po përdoren me të madhe nga qytetarët. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona të cilët janë kryesisht të moshave të reja, e që janë konsumues të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe dje pasdite në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në qytetin e Podujevës, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të vajzës dhe djalit që ndodheshin në veturë, është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila është konfiskuar.

Që të dy janë shoqëruar në stacion policor, ku e reja është intervistuar në cilësinë e dëshmitares, ndërsa djali në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 20-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/