image Kapet me drogë 26-vjeçari në Pejë, shoqërohet në Polici

Siguri

Kapet me drogë 26-vjeçari në Pejë, shoqërohet në Polici

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Teatrit të Qytetit në Pejë, ku një 26-veçar është kapur me drogë.

Sinjali mëson se i dyshuari ishte ndalur nga zyrtarët policorë dhe më pas gjatë kontrollit trupor, tek i riu është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Kjo bëri që ai të arrestohej dhe të shoqërohej në Stacion Policor për intervistim nga hetuesit dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/