image Kërcet dajaku në Prizren/ Të rinjtë bëhen llom mes vete – ndërhyn babai i njërit nga ta dhe e pëson keq - Sinjali

Kërcet dajaku në Prizren/ Të rinjtë bëhen llom mes vete – ndërhyn babai i njërit nga ta dhe e pëson keq

news image

Sot rreth orës 19:00 në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit ka ndodhur një përleshje në të cilën fillimisht ishin përfshirë tre të rinj e që më pas ndërhyri dhe u bë pjesë e rrahjes edhe babai i njërit nga ta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin një 28 dhe një 16-vjeçar me një 21-vjeçar e ku më pas ishte përfshirë edhe babai i këtij të fundit, duke tentuar t’i dalë në ndihmë djalit të tij.

Por ai vetë e kishte pësuar keq, duke u sulmuar fizikisht nga dy të rinjtë, ku si pasojë e lëndimeve të marra iu desh të që kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

52-vjeçari bashkë me të birin janë gjetur të rrahur keq në vendin e ngjarjes nga njësia policore e cila u ka ofruar atyre ndihmën e parë e më pas janë dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu në vendngjarje është gjetur edhe një shkop druri i cili dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes mes katër personave të përfshirë.

Me të denoncuar rastin, njësitë policore janë vënë në lëvizje me ç’rast janë nisur në shtëpinë e 28 dhe 16-vjeçarit, të cilët janë kushërinj mes vete, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin