image Qeveria do t’i ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen që humbën fëmijët nga zjarri që ua kaploi shtëpinë në Gjakovë

Sociale

Qeveria do t’i ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen që humbën fëmijët nga zjarri që ua kaploi shtëpinë në Gjakovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.

Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër.

Nga ZKM është bërë e ditur se Qeveria do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.

Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës.

/GazetaSinjali/