image Zjarr i madh në Shajkoc të Podujevës, intervenojnë zjarrfikësit - VIDEO

Sociale

Zjarr i madh në Shajkoc të Podujevës, intervenojnë zjarrfikësit – VIDEO

news image

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë të fshatit Shajkoc të komunës së Podujevës gjatë orëve të mbrëmjes së sotshme.

Zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe të arave të kësaj zone, ku siç njoftojnë banorët nga atje, është rrezikuar nga flakët lagjja “Ballbanët”.

Ekipet e zjarrfikësve të kësaj komune kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

Ndërsa, shkaqet e këtij zjarri të madh ende nuk dihen, por që sipas banorëve të cilët njoftuan përmes faqës së tyre “Mërgata Shajkofcit”, zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Intervenimi i zjarrfikësve:

https://www.facebook.com/mergata.shajkofc/videos/688967143177950/?cft[0]=AZUVuX9PP1q4NLmDMGBsv_vFUzAEkxWmDVmrI2FlJGt3UrazRolQ0odeQU_QPqmoAqd1seX_WADBqcsk4GAsq3W6p0075DHgI7rbjdNB-d0XqUW80euUPXU9Sav0-X6WRolyJKx4HpIIWeG9Y4g28h0WiawsWEJHS1MUHXx9VGxogj8VLbTi0da28BtdQ6J5Pd0&tn=%2CO-R

/GazetaSinjali/