image Tragjedia në Gjakovë/ Këta janë dy fëmijët që vdiqën nga zjarri - FOTO

Tragjedia në Gjakovë/ Këta janë dy fëmijët që vdiqën nga zjarri – FOTO

news image

Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçare kanë humbur jetën dhe një familjar i tyre u lëndua si pasojë e një zjarri që kaploi shtëpinë e tyre, mëngjesin e sotëm, në fshatin Ujz të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Trupat e pajetë të tyre, të cilët janë djegur dhe karbonizuar tërësisht nga zjarri, janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Fotografia e dy të miturve nga familja Sadriaj në Gjakovë:

Dy të miturit, të cilët ishin kushërinj (djem të axhës) mes vete ishin brenda shtëpisë kur shpërtheu zjarri, shkaktari i të cilit nuk dihet akoma.

Prindi i njërit prej të ndjerëve ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit derisa kishte tentuar t’i shpëtonte fëmijët nga zjarri.

“Në vendngjarje kanë dalë ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar  vdekjen e tyre, si dhe kanë ofruar tretman mjekësor personit te lënduar i cili është jashtë rrezikut për jetë. Shtëpia është djegur tërësisht dhe vlera e dëmit për momentin nuk dihet.”

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i preventivës i zjarreve, si dhe prokurori kujdestar. Pas orës 12:00, në vend të ngjarjes kanë dalë përfaqësuesit e IML-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e trupave të pajetë, për t’i dërguar në obduksion”, thuhet në kumtesën e policisë.        

Hetimet për zbardhjen e shkaktarëve të zjarrit janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/