image Policia e konfirmon vdekjen e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

Policia e konfirmon vdekjen e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

news image

Dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që kaploi shtëpinë e tyre, në fshatin Ujz të Gjakovës, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Të miturit që ishin kushërinj (djem të axhës) mes vete ndodheshin në dhomat e katit të dytë të shtëpisë, kur shpërtheu zjarri, që ishte vdekjeprurës për ta.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nyret Xhurkaj.

“Datë 08.9.2021 rreth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë, një objekt është përfshirë nga zjarri.
Patrulla policore së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje.”

“Dyshohet që brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kanë mbetur dy persona të mitur, ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrfikësve dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar (djegur). Në vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. Për informata shtesë ju njoftojmë me kohë”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/