Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i ri i UP-së “Hasan Prishtina”.
Procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit është bërë nga Këshilli Drejtues me gjashtë vota për.
Derisa për këtë pozitë ishin edhe But Dedaj, Sefer Avdiaj, Ermir Rugova, Qerim Qerimi dhe Ilir Tolaj.
Zgjedhja e rektorit të ri, vjen pas shkarkimit të ish-rektorit Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues.