image Zgjedhjet në UP, UDS fituese
[wp-story id="814678"]

Arsim

Zgjedhjet në UP, UDS fituese

news image

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë organizata studentore si dhe një koalicion.

Nga këto organizata koalicioni “UDS-USPE-OPS”, është shpallur fitues me gjithsej 5 mijë e 439 vota, pastaj renditet organizata “Studim Kritik Veprim” me 3 mijë e 327 vota.

Ndërkohë, në pozitën e tretë është renditur organizata “Reforma” me 2 mijë e 642. Organizata “Paqja Studentore” radhitet e katërta me 839 vota, ndërkaq në pozitën e fundit është radhitur “ISP” me 179 vota.

Nënkryetari i organizatës fituese “UDS”, Bleon Arifi për Sinjali ka thënë se: “si pjesë e UDS-së ne jemi shumë falënderues të gjithë atyre studentëve të cilët kanë votuar organizatën tonë”.

Sipas tij, pritet që shumë punë të realizohen në UP, të cilat do të jenë në të mirë të studentëve.

Tutje ai tha se “tash e tutje ne do të jemi në shërbim të secilit student, i cili është pjesë e UP-së, gjithmonë duke ruajtur vlerat e përfaqësimit studentor”.

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë votuar në mënyrë online përmes sistemit E-votimi. Këto zgjedhje janë vëzhguar nga delegatë të organizatave studentore dhe të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

/GazetaSinjali/