image Kërcënim me bombë në Rektoratin "Hasan Prishtina" - Sinjali

Kërcënim me bombë në Rektoratin “Hasan Prishtina”

news image

Para pak minutash raportohet se objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është rrethuar me shirita të Policisë, kjo pasi që dyshohet për një kërcënim me bombë, raporton Gazeta Sinjali.

Kërcënimi është marrë përmes një e-maili, i cili ka ardhë në adresë të Rektoratit.

Siç mëson Sinjali në kërcënim mes tjerash thuhet se bomba është vendosur dhe pritet të shpërthej tash.

Lidhur me rastin rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit”, tha rektori.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin