Një femër 29-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një pyll në veri të Francës. Përderisa ajo po shëtiste qentë e saj u sulmua nga disa qenë tjerë.
Gruaja shtatzënë Elisa Pilarski, e cila doli për të shëtitur qenët, u zbulua në afërsi të qytetit Wheeler-Kotere.
Ajo vdiq pasi u kafshua në trup dhe në kokë nga disa qenë, të cilët ishin në pyll për shkak të gjuetisë ndaj drerëve, tha prokurori Frederick Trin.
Autoritetet kryen prova mbi 93 qenë – përfshirë pesë të Pilarski – në përpjekje për të përcaktuar se cilët ishin përgjegjës për sulmin.
Prokuroria tha se gruaja më parë kishte thirrur burrin e saj në telefon dhe tha se ishte e shqetësuar që një grumbull qensh do ta sulmonin. Ai më vonë e gjeti trupin e saj të vdekur.
Aktorja Brigitte Bardo, presidente e Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve, u bëri thirrje autoriteteve franceze që menjëherë të heqin “të gjitha licencat e gjuetisë këtë sezon”.
Sidoqoftë, Federata e Gjuetisë e Francës tha që nuk kishte asnjë provë të “përfshirjes së qenve të gjuetisë në vdekjen e kësaj gruaje”. /Gazeta Sinjali/