Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Qendra e Skijimit në Brezovicë sot është mbyllur për vizitorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arsyeja është shkaku i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore.
“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!
Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje”.