image "Ditë feste e errësuar"/ Qendra e Prishtinës që 9 orë pa energji elektrike

Sociale

“Ditë feste e errësuar”/ Qendra e Prishtinës që 9 orë pa energji elektrike

news image

Kosova që nga 22 dhjetori po përballet me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, për shkak të krizës që e ka kapluar vendin dhe gjithë botën, shkruan Gazeta Sinjali.

Qendra e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike tash e 9 orë. Kështu ka njoftuar një qytetare.

Ditë feste e errësuar! Tash e 9 orë pa rrymë, zona qendër. Prishtinë 25 dhjetor 2021″, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot KEDS mbajti konferencë për media, ku u tha se janë zvogëluar reduktimet, ndërsa të martën në Kuvend do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim vendimi i Qeverisë për Masat Emergjente.

/GazetaSinjali/