image “Që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, në shërbim të pacientëve”, Gjini kujton mjekun e ndjerë Tolaj

Sociale

“Që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, në shërbim të pacientëve”, Gjini kujton mjekun e ndjerë Tolaj

news image

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së krirurgut të njohur Ali Tolaj.

“Që nga fillimi i pandemisë, ai ishte në krye të detyrës në shërbim të pacientëve deri në ditën kur rezultoi pozitiv me COVID-19. Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegun e tyre, fatkeqësisht Dr. Tolaj humbi betejën kundër virusit”, shkruan Gjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Jemi thellësisht të trishtuar me lajmin për ndarjen nga jeta të kirurgut të palodhur Dr. Ali Tolaj. Një mjek i përkushtuar që na shërbeu çdo ditë të jetës së tij.

Që nga fillimi i pandemisë, ai ishte në krye të detyrës në shërbim të pacientëve deri në ditën kur rezultoi pozitiv me COVID-19. Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegun e tyre, fatkeqësisht Dr. Tolaj humbi betejën kundër virusit.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tolaj, miqtë dhe kolegët e të ndjerit. Një humbje e madhe për sistemin shëndetësor.

Lusim të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit.

Nderim i përjetshëm për Dr. Ali Tolajn!. /Gazeta Sinjali/