image "Që 10 ditë s'ka ujë në mbrëmje", ankohen qytetarët e Fushë-Kosovës

Sociale

“Që 10 ditë s’ka ujë në mbrëmje”, ankohen qytetarët e Fushë-Kosovës

news image

Reduktimet e ujit po vazhdojnë të jenë një problem i madh në vendbanime të ndryshme të Kosovës dhe për një gjë të tillë po ankohen qindra qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëjtë kështu kanë treguar edhe banorët e Zonës Industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë për Gazetën Sinjali.

Ata po përballen me reduktime të shumta të ujit, madje sipas tyre, kjo gjë po ndodhë tashmë që dhjetë ditë radhazi e sidomos në mbrëmje.

Ndërsa, në një prononcim për Sinjalin nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” treguan se arsyeja e reduktimit të ujit nga 22:00-05:00 po bëhet për shkak të rezervuarve që duhet të mbushen.

Ata bënë të ditur po ashtu se reduktimet do të ndalen deri sa kjo kompani nuk do të ketë më problem me turbullirën e ujit.

/Gazeta Sinjali/