image Qalaj: S’kemi hapur rast në lidhje me dosjet në OVL, ka qenë kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë

Drejtësi

Qalaj: S’kemi hapur rast në lidhje me dosjet në OVL, ka qenë kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë

news image

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me procesin gjyqësor të ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Qalaj tha se në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga ZPS-ja është informuar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij, vet ai ka qenë jashtë shtetit.

Më tej, deputeti i PDK-së tha se hetuesit e PK-së, pasi kanë dëgjuar që në zyrat e OVL-së janë sjellur dosje që mund të jenë të rasteve të Gjykatës Speciale, të njëjtit kanë kontaktuar me zyrtarë të OVL-së së UÇK-së dhe janë takuar me ta.

“Në takim, hetuesit janë informuar se personi-at e panjohur kanë sjellur në zyrat e kësaj shoqate dokumente që dyshohet se mund të jenë të Gjykatës Speciale në Hagë”.

“Për këtë arsye, zyrtarë të OVL-së kanë kërkuar nga hetuesit e PK-së që të hetojnë këtë rast dhe të identifikojnë presonin që po sillte dosje ne zyrat e shoqatës”, thuhet në dëshminë e Qalajt.

Më tej, ai tha se pas kërkesës nga zyrtarët e OVL-së, Policia e Kosovës ka komunikuar me Prokurorinë Speciale në Prishtinë, nëse duhet të procedohet tutje dhe a duhet të hapet rast në lidhje me këtë.

Qalaj tha se Prokuroria Speciale në Prishtinë i ka thënë Policisë së Kosovës se ky rast është kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë dhe se autoritetet kosovare nuk mund ta hetojnë këtë rast, pa pasur kërkesë nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Tutje, ai tha se pas këtij, Policia e Kosovës nuk ka vazhduar të grumbullojë informata apo ta identifikojë personin që po sillte dosje në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

“Më sa di, askush nga PK-ja nuk ka qenë i pranishëm në zyrat e OVL-së apo në zyrën e ZPS-ë në Prishtinë”.

“Arsyeja se pse PK-ja nuk i ka marrë këto dokumente është pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka autorizuar që të fillojmë hetim”./GazetaSinjali/