image Qalaj: Maxhuni shumë shpejt do të rikthehet në Policinë e Kosovës

Policia/ Qalaj: Maxhuni shumë shpejt do të rikthehet në Policinë e Kosovës

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, do të rikthehet në polici.

Qelaj tha se rikthimi i Maxhunit duhet të bëhet pasi, sipas tij, ai e ka ngrirë pozitën e tij kur ka shkuar në krye të AKI-së.

“Ai e ka ngrirë pozitën e tij në Polici. Policia e ka obligim ligjor që t’i rikthejë punëtorët e saj që e kanë ngrirë pozitën e tyre”, tha Qalaj në T7.

Qalaj ka thënë se paraardhësi i tij, Maxhuni, do të rikthehet në Policinë e Kosovës shumë shpejt, po jo në pozitën në të cilën ka qenë.

“Ai ka bërë kërkesë dhe do të rikthehet në polici, shumë shpejt, jo në pozitën që ka qenë, por në një pozitë sipas nevojave të policisë”, bëri të ditur Qalaj. /Gazeta Sinjali/