image Qalaj: Kur të kthehet Pacolli, do t'i marrim deklaratë nëse ka ndonjë kërcënim apo shqetësim

Kosovë

Siguri/ Qalaj: Kur të kthehet Pacolli, do t’i marrim deklaratë nëse ka ndonjë kërcënim apo shqetësim

news image

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka hyrë ilegalisht në vend dhe se i ka respektuar të gjitha rekomandimet e nevojshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi për dërgimin e tij në vetizolimi Qalaj thotë se është marrë nga ekipi mjekësor që e ka kontrolluar Pacollin.

“Ardhja e zotit Pocolli me të vërtetë është bërë mjaft e bujshme në media tona, unë nuk jam autoritet që i lëshoj leje ose jo fluturimit të avionit të zotit Pacolli për të ardhur në Kosovë. Mirëpo, zoti Pacolli është ardhë në Kosovë me aeroplanin e tij privat dhe i ka respektuar ato masat që janë në aeroport dhe realisht zoti Pacolli është kontrolluar nga ekipi mjekësor që është atje dhe ekipi mjekësor, pasi e ka kontrolluar dokumentacionin e tij ka vendosur që ta dërgojë në vetizolim. Po ashtu, Policia e Kosovës ka qenë aty në mënyrë që zotin Pacolli ta përcjellë te shtëpia e tij, sikur që kemi bërë me çdo qytetar të Kosovës. Qytetarët e Kosovës që kanë hyrë përmes kufijve të ndryshëm, kemi pasur raste që shumë herë janë transportuar edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa ne kemi bërë përcjelljen, njëjtë kemi vepruar edhe me zotin Pacollin, të cilin e kemi përcjellur deri në shtëpinë e tij dhe kjo është e tëra”, tha Qalaj.

Sa i përket deklaratës së Pacollit, i cili ka thënë se është frikësuar se mund të bëhet ndonjë sulm terrorist ndaj tij nëse kthehet në Kosovë, Qalaj thotë se ka biseduar me këshilltarin e tij dhe posa të kthehet sërish në vend, Policia do të marrë një deklaratë nga Pacolli për çdo shqetësim të tij.

“Kam tentuar që të bisedojmë me zotin Pacolli, në fakt e kam marr në telefon dhe më është paraqitur zoti Jetlir Zyberaj i cili ka qenë bashkë me zotin Pacolli dhe kam kërkuar ng ai që çdo shqetësim që e ka ta paraqet në Polcinë e Kosovës, për shkak se duhet që ne patjetër ta trajtojmë…Kur të kthehet ne do t’i dërgojmë njësitet tona adekuate që të marrin ndonjë deklaratë, nëse ai ka ndonjë shqetësim ose kërcënim, meqenëse ne duhet ta tratjtojmë”, tha drejtori i Policisë në Dukagjin./Gazeta Sinjali/