image Punëtori që u rrëzua dje nga ndërtesa në Prishtinë, dyshohet se ra nga pakujdesia

Siguri

Punëtori që u rrëzua dje nga ndërtesa në Prishtinë, dyshohet se ra nga pakujdesia

news image

Mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:30, një person ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaktar i incidentit ka qenë pakujdesia e punëtorit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për shkak se derisa kishte qenë  duke punuar në një objekt kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit. Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/