image Punëtori i ndërtimit i sulmon me çekan dy persona në Shtërpcë

Siguri

Punëtori i ndërtimit i sulmon me çekan dy persona në Shtërpcë

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e goditjeve me çekan që i kanë marrë nga një punëtor ndërtimi në fshatin Sevcë të Shtërpcës, dje rreth orës 13:30, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit mjekësor, njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse tjetri lëndime të lehta.

Policia njofton se i dyshuari ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në këtë fshat kur i kishte sulmuar me çekan ata.

“Fshati Sevcë, Shtërpcë 10.10.2020 – 13:30. I dyshuari mashkull/ kosovar, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, ka sulmuar me një çakan dy viktimat meshkuj/kosovarë, ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, kurse tjetrit të lehta, sipas raportit mjekësor. I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/