Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar dje pasdite në një bankë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se një person i dyshuar (emër i njohur për redaksinë) nga kompania ‘Ex-Fis’ ka deponuar në bankë 75 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas burimeve, rastin e ka denoncuar arkëtari kryesor i bankës dhe më pas monedhat, në vlerë gjithsej 150 euro, janë konfiskuar nga njësia e krim teknikës.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të hapet rast ‘Falsifikim i parasë’.