Një punëtor ka pësuar lëndime trupore teksa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë.
Sipas policisë, punëtori ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia ka intervistuar pronarin e kompanisë i cili më pas është liruar.
“Prishtinë, 12.02.2022 – 16:30. Është raportuar se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një objekt banesor është rrezuar nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.