image Punëtorët shëndetësorë kërkojnë siguri në vendin e punës

Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë siguri në vendin e punës

news image

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese, përmes motos “na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”, po protestojnë para Klinikës Kirurgjike të QKU-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Arsyeja e kësaj proteste është pasi ata po kërkojnë siguri brenda ambienteve ku shërbejnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, duke përmendur rastin e infermierit i cili ditë më parë u ther me thikë nga një pacient, ka kërkuar që të ketë siguri personeli shëndetësorë, duke shtuar se rastet e tilla mund të ndodhin.

“Ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante që tashmë menjëherë të merren veprime dhe të na sigurohet jeta në vend të punës. Për shkak dhe përderisa po ka kësi akte qyqare, shpresoj që organet e drejtësisë që shumë shpejtë, personi që ka kryer sulmin do të jetë para drejtësisë dhe para institucioneve”, tha ai. /Gazeta Sinjali/