image Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e një pjese të parave nga trusti

Kosovë

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e një pjese të parave nga trusti

news image

Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, sot kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional.

Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Lumnica ka thënë se tërheqja e një pjese të trustit është më se nevojshme në këtë kohë.

Ai duke iu bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të kalohet ky projektligj, i cili mundëson tërheqjen e 10 % të kursimeve, ka paralajmëruar edhe protesta të tjera.

“Kërkesa jonë ka qenë permanente që nga fillimi i projektligjit që ka hyrë edhe trusti në atë projektligj, ne kemi kërkuar që të miratohet ligji për trustin, për një pjesë së tërheqjes së trustit, për arsye se janë kohë shumë të vështira dhe gjendje jashtëzakonisht e rëndë ekonomike. I bëjmë̈ thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të kalon ligji për tërheqjen e një pjese të trustit, për arsye se kur po kanë interesa të veta personale ata po dijnë të bëhen bashkë dhe të votojnë. Sot ishte vetëm një protestë simbolike, mirëpo tjera herë nuk besoj se do të jetë kështu”, ka thënë ai.

Kështu mendon edhe ish-sindikalisti i punëtorëve të KEDS-it, Rashit Gashi.

Qeveria Hoti ka propozuar që në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional. Megjithatë, projektligji nuk ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend. /Gazeta Sinjali/