image Punëtorët e "Feronikelit" protestojnë sot para Qeverisë

Sociale

Punëtorët e “Feronikelit” protestojnë sot para Qeverisë

news image

Punëtorët e kompanisë “NewCoFeronikeli” do të protestojnë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nga ora 12:00 deri në orën 12:30, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Feronikelit do të kërkojë nga Qeveria gjetjen e një zgjidhjeje për kthimin e ish-punëtorëve në punë, të cilët u larguan nga puna që nga 8 tetori.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në ‘NewCo Feronikeli’, si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e sindikatës së punëtorëve.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë COVID-19./GazetaSinjali/