image Punëtorët e autolarjes përdorin veturën e policisë për të bërë video në TikTok

Sociale

Punëtorët e autolarjes përdorin veturën e policisë për të bërë video në TikTok

news image

Disa qytetarë kanë keqpërdorur veturën e Policisë së Kosovës për të bërë video dhe për ta publikuar pastaj në rrjetin social “TikTok”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në videon e pubikuar në “TikTok” shihet një qytetar i cili futet në veturën e policisë dhe në sfond dëgjohet sirena e veturës së policisë.

Qytetari e dërgon veturën e policisë në autolarje.

Video është publikuar një ditë më parë dhe në bazë të kërkimeve në Facebook, personi i cili e ka publikuar këtë video është nga Prizreni./Gazeta Sinjali/