image Punë e kryer: Grealish nesër bën testet mjekësore si lojtari më i shtrenjtë në histori të Cityt

Futboll

Punë e kryer: Grealish nesër bën testet mjekësore si lojtari më i shtrenjtë në histori të Cityt

news image

Jack Grealish është lojtari më i ri i Manchester Cityt, transmeton Sinjali Sport.

Gazetari më i saktë dhe i besueshëm i meraktos së transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Grealish te Citizens.

Sipas tij, mesfushori anglez do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2026.

Guardiola me kryesinë e klubit kanë dërguar 100 milionë funte, ofertë e cila u pranua nga skuadra e Aston Villës.

25-vjeçari nesër do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në Etihad, si futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit. /GazetaSinjaliSporti/