Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar një vajzë dhe babain e saj në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se me datë 27 të muajit tetor i kishte ngacmuar duke postuar disa foto intime dhe disa audio-incizime në rrjetin social TikTok.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/